Pini çaj, parandaloni diabetin, tipi 2

  • 29 March 2017 - 14:39
Pini çaj, parandaloni diabetin, tipi 2

Konsumimi i çajit do të mund të ndihmonte në parandalimin e diabetit, tipi 2, pohojnë shkencëtarët. Duke e konsumuar këtë pije popullore, ndihmoni në zbutjen e kërcimit të nivelit të shpejtë të sheqerit në gjak. Në studimin e fundit, ishte zbuluar se në masë të madhe ishte zvogëluar sasia e glukozës te të rriturit që ju ishin dhënë pije të mbushura me sakarozë më parë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Përplot me polifenole, ekspertët besojnë se përbërësit e fuqishëm e bllokojnë absorbimin e sheqerit. Duke kontrolluar nivelin e lartë të sheqerit në gjak, dihet se është kritike për parandalimin e kësaj gjendjeje vdekjeprurëse. Po ashtu konsiderohet se konsumimi i çajit është kyç në reduktimin e rrezikut të komplikimeve, që ndryshojnë jetën tek këta persona të prekur nga diabeti, tipi 2. Duke komentuar studimin, Dr. Tim Bond, nga "Tea Advisory Panel", për "MailOnline" ka thënë: 'Pas ujit, çaji është pija më e konsumuar në botë. Ky studim i ri sugjeron se çaji është i dobishëm për shëndetin, pa marrë parasysh moshën tuaj".

(Kosova Sot)