Ulni kolesterolin dhe sheqerin në gjak me xhenxhefil

  • 21 April 2017 - 17:57
Ulni kolesterolin dhe sheqerin në gjak me xhenxhefil

Rrënja e xhenxhefilit është ushqim mjekësor i njohur për vlerat ushqyese dhe ato shëruese. I pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, është një nga rrënjët më efektive dhe më të shëndetshme, që vepron kundër inflamacioneve. Përdoret si alternativë e shpeshtë në tretmanët kundër shumë sëmundjeve. Por, a e keni ditur se përbërës të caktuar ulin rrezikun për sëmundje kardiake, dhimbjet në muskuj dhe gjërat e tjera, që ndërlidhen me inflamacion? Është në gjendje të ul kolesterolin, ul sheqerin në gjak, trasmeton gazeta Kosova Sot

VETITË SHËRUESE PËR KOLESTEROLIN

Janë më shumë se 21 antioksidues në xhenxhefil, që ndihmojnë parandalimin e peroksidimit të lipoideve në arterie. Për më shumë, xhenxhefili është mënyra për të rregulluar dëmtimin e qelizave, që parandalon përmirësimin e gjendjes së lipoideve të dëmshme. Xhinxheroli vepron si anti-inflamator dhe antioksidues për të reduktuar krijimin e kolesterolit të keq.

VETITË SHËRUESE PËR DIABETIN,

TIPIN 2 Komponentët kemikate në xhenxhefil pozitivisht stimulojnë enzimat, që për detyrë kanë përshpejtimin e punës së metabolizmit dhe uljen e glukozës në gjak. Veprojnë edhe te enzimat, që ndërlidhen me inflamacionet, çelës ky për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Duke konsumuar xhenxhefilin, ulni rrezikun për sindromën metabolike. Kjo ul rrezikun për t'u prekur nga mbipesha dhe diabeti. Përbërësit: • 1 pjesë xhenxhefil të freskët (5 cm) • 1/2 e gotës sheqer të vrugtë ose mjaltë (150 gr) • 1/2 e gotës lëng limoni (125 ml) • 2 litra ujë • 1/2 e gotës xhenxhefil të fermentuar (100 g) • 1 sasi shumë të vogël kripë deti Përgatitja: • Së pari, vendosni tri gota ujë për t'u vluar. • Kur të kenë arritur pikën e vlimit, shtoni xhenxhefilin e grirë, sheqerin e vrugët ose mjaltin, si dhe kripën e detit. • Më pas, ulni temperaturën dhe e lini sheqerin të tretet në mënyrë komplete për nja 5 minuta. • Kur të jetë tretur, shtoni edhe pjesën tjetër të ujit, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. • Pas disa orëve, shtoni limonin dhe gjysmën e gotës së xhenxhefilit të fermentuar. • Kur të jetë gati, përzierjen e derdhni në një kavanoz me ngjyrë të errët. • E lini të qëndrojë për dy-tri ditë. • Konsumoheni dy-tri herë në javë.

(Kosova Sot)