Ky është ilaçi natyral që parandalon dhe shëron sëmundje

  • 24 April 2017 - 17:05
Ky është ilaçi natyral që parandalon dhe shëron sëmundje

Të gjithë tentojmë të konsumojmë ushqim të shëndetshëm, por shpesh nuk jemi të vetëdijshëm sa ndikon në organizëm dhe sa i kontribuon shëndetit në përgjithësi. Kur në pyetje është kurkuma, është thënë shumë. Një grua nga Britania e Madhe kishte vendosur ta bënte një eksperiment dhe kishte filluar ta tretë kurkumën në ujë të ngrohtë, që e kishte konsumuar për çdo ditë. Pas shtatë ditëve kishte ndjerë ndryshimet pozitive: Ishte përmirësuar tretja, Ishte pastruar lëkura e fytyrë dhe Zgjimi më mëngjes ishte më i lehtë. Pos faktit se kurkuma është një nga erëzat më të dobishme, që gjellëve ju jep shije dh aromë, ajo i shkon për shtati dhe organizmit, posedon përbërës kundër inflamacioneve, përmban antioksidues dhe ndikon në përtëritjen e organizmit. Kurkuma me ujë është një nga pijet e shëndetshme, që e quajnë edhe eliksiri i shëndetit,transmeton gazeta Kosova sot.

RECETA E LËNGUT MAGJIK - PËRBËRËSIT: 0,5 lugë të kafesë kurkumë, 1 gotë ujë e vluar (mund të përdorni edhe qumësht). Kurkumën e derdhni në gotën me ujë dhe e përzieni. Lëngu pihet në pjesën e parë të ditës. Mund t'i shtoni edhe piper, në mënyrë që përzierja të absorbohet më mirë. Pini këtë pije për 2 javë, pastaj bëni një pauzë prej dy javësh. Në këtë pije mund të shtoni edhe pak limon dhe mjaltë, dhe do të jetë ilaçi që parandalon dhe shëron. 

(Kosova Sot)