Pijet dietale trefishojnë rrezikun për pikën në tru dhe demencë

  • 24 April 2017 - 17:23
Pijet dietale trefishojnë rrezikun për pikën në tru dhe demencë

Të rriturit që së paku kanë konsumuar një pije dietale në ditë për tre herë më shumë janë më të rrezikuar nga pika në tru dhe demenca, tregojnë studimet e fundit. Shkencëtarët pohojnë se ato nuk duhet cilësuar më si alternativë e shëndetshme për të hequr dorë nga uji apo qumështi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në studimin e shkencëtarëve kishin marrë pjesë rreth 4,400 persona të rritur dhe sugjerojnë se pijet dietale janë më të rrezikshme për të shkaktuar pikën në tru dhe demencën, sesa pijet që janë përplot me sheqer. Ekipi i shkencë- tarëve nga Bostoni beson se ëmbëltuesit artificialë ndoshta ndikojnë në enët e gjakut, duke nxitur pikën në tru dhe demencën.

(Kosova Sot)