Shpëtimi nga natyra: Përgatiteni vetë shurupin shërues dhe përmirësoni pasqyrën e gjakut

  • 25 April 2017 - 08:40
Shpëtimi nga natyra: Përgatiteni vetë shurupin shërues dhe përmirësoni pasqyrën e gjakut

Hithra ka ndikim të dobishëm në pankreas dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Kjo bimë mund t'i shërojë edhe sëmundjet dhe inflamacionet e traktit urinar dhe sëmundjet e mbajtjes së urinës. Hithra është më e efektshme gjatë stinës së pranverës. Gjethet e saj janë të pasura me vitamina A, B, D, E dhe K, mineralet (kalcium, mangan, hekur, kalium, zink, magnez dhe bakër), enzima dhe klorofil. Nevojiten: 1 kg gjethe të hithrave, 2 limonë, 2 mollë, 1/2 kg mjaltë, 1 xhelatinë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Përgatitja: Bluani hithrat në blender, mollët dhe limonët derisa të fitoni një masë homogjene. Shtoni mjaltin dhe xhelatinën. Masën e derdhni në kavanoz të pastër. Për çdo ditë merrni dy lugë para secilës shujtë. Hithrat janë preparati i duhur për pastrimin e gjakut dhe përmirësimin e pasqyrës së gjakut. Përdoret për shërimin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, ngërçeve në stomak, sëmundjeve të N mushkërive, pagjumësisë. 

(Kosova Sot)