Kur të merrni paracetamol, e kur ibuprofen?

  • 25 April 2017 - 21:02
Kur të merrni paracetamol, e kur ibuprofen?

Ilaçet që përmbajnë paracetamol janë zgjedhje e mirë për shërimin e simptomave klasike në krahasim me ilaçet e bazuara në ibuprofen, tregon studimi i fundit në Sauthempton. Sipas tyre, paracetamoli është më efikas në largimin e simptomave klasike të rrjedhjes së hundëve, kollës, teshtitjes, fytit me dhimbje. Ata persona me lukth të ndjeshëm duhet shmangur ibuprofenin. Për dhimbjet në eshtra, shpinë dhe stomak, më i mirë është ibuprofeni. Por, studimet tregojnë se duhet shmangur përdorimin afatgjatë të ibuprufenit, sepse ndikon në mënyrë agresive në murin e stomakut,transmeton gazeta Kosova Sot.

 (Kosova Sot)