Konsumoni këtë çaj nga sherbela, për ta shëruar fytin me dhimbje

  • 27 April 2017 - 14:41
Konsumoni këtë çaj nga sherbela, për ta shëruar fytin me dhimbje

Disa bimë mund të ndihmojnë në lehtësimin e fytit me dhimbje. Por, çaji nga bimët është shumë efektiv. Përmban përbërës antibakterialë dhe vepron si anestetik tipik. Sherbela përmban cilësi antibakteriale dhe antiseptike. Kjo bimë ka një histori të gjatë në përdorimin kundër kollës, fytit me dhimbje dhe inflamacionet në gojë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Mund ta përdorni sherbelën e freskët dhe të thatë për çaj aromatik, që mund të zbutë edhe fytin me dhimbje. Përbërësit: 2 lugë sherbelë të freskët ose 1 lugë gjethe të thata, Mjaltë, Limon, Ujë të vluar. Udhëzimet: 1. Derdhni 1 gotë pothuajse të vluar sipër 2 lugëve sherbelë të freskët ose të thatë. 2. E mbuloni dhe e lini për së paku 10-15 minuta. 3. E përzieni. 4. Shtoni mjaltë ose limon.

(Kosova Sot)