Ilaçet natyrale kundër alergjisë

  • 27 April 2017 - 14:44
Ilaçet natyrale kundër alergjisë

Alergjia po ju çmend, e ilaçet konvencionale nuk ju ndihmojnë edhe aq? Provoni me ilaçet nga natyra me ndihmën e të cilave mund t'i dilni në fund teshtitjes dhe kollës së mërzitshme, trasmeton gazeta Kosova Sot 

TRETJA E NJELMËT

Kjo është një nga metodat e rralla përreth së cilës pajtohen mjekësia perëndimore dhe ajo lindore. Bëhet fjalë për një ilaç shumë të thjeshtë, për shpëlarjen e sinuseve me ujë të njelmët. Tretjen mund ta përgatisni vetë, duke përzier një të katërtën e ujit me dy lugë kripë deti dhe një lugë sodë të bukës. Përzierjen e hidhni në gotën prej plastike, ulni kokën sipër saj dhe thithni avullin përmes zgavrave të hundës. INHALIMI Nëse hunda është tepër e bllokuar, inhalimi me vajra esenciale është zgjedhja më e mirë. Në një enë të madhe vloni ujin, më pas shtoni disa pika vaj eukalipti, rozmarinë, mentë dhe vaj lisi. Lakoni kokën sipër enës, e mbuloni me një peshqir dhe ngadalë e thithni avullin për së paku dhjetë minuta. ërsëritni 1-3 herë gjatë ditës. 

(Kosova Sot)