Ushqimet që "ngjallin" sistemin imun

  • 27 April 2017 - 16:34
Ushqimet që

istemi imun i njeriut duhet të funksionojë qind për qind gjatë gjithë vitit, në mënyrë që t'i luftojë infeksionet dhe problemet tjera shëndetësore. Forcojeni sistemin imun duke i bërë këto ushqime pjesë të menysë tuaj,transmeton gazeta Kosova Sot.


PROPOLIS Propolisi është ushqim i pasur me shumë aminoacide, vitamina, vajra esenciale dhe bioflavonoide. Të gjitha këto do të thotë se është një tonik i hatashëm për t'i mbajtur larg sëmundjet me baktere. Propolisi rekomandohet nëse vuani nga sëmundjet respiratore apo kur sistemi imun dobësohet, si pasojë e stresit, depresionit apo problemeve familjare.

Image

SUPA E PULËS Ja edhe një tjetër ilaç popullor që na e kanë dhënë gjyshet tona sa herë që kemi pasur grip. Supa e ngrohtë e pulës ka mundësinë e reduktimit të kongjestionit nazal dhe na relakson kur kemi ftohur. Pasi që ekuilibron temperaturën e trupit, lehtëson sekretimin, po ashtu na mban të hidratuar

Image

JOGURTI Jogurti përmban "baktere të mira" të ndryshme, që për detyrë kanë rregullimin e punë s së florës së zorrës si dhe mbrojnë sistemin imun. Bashkë me kefirin, ju rekomandojmë edhe kefirin apo ushqime tjera të fermentuara. Probiotikët në këto ushqime luftojnë viruset dhe bakteret.

Image

ÇAJI I GJELBËR Çaji më i pranishëm në Azi trupit i furnizon shumë antioksidues të quajtura polifenole. Kanë aftësinë për të forcuar sistemin imun. Katehina (tjetër komponent në çaj) mund ta shkatërrojë virusin e gripit. Për të forcuar fuqinë e çajit, ju rekomandojmë ta ëmbëltoni me mjaltë. 

Image

HUDHRA Një thelb hudhër në ditë mjekun e mban larg jush. Pos me shijen dhe aromën, hudhra përmban edhe sulfur dhe alicinë, që e forcon sistemin imun. Hudhra përdoret në të gjitha recetat, lufton gripin, ftohjen dhe problemet e fytit. 

Image

SPINAQI Nëse e konsumoni, do të bëheni të fortë si marinari Popaj dhe do t'ju mbrojë të mos sëmureni. Spinaqi është superushqim, mund ta konsumoni në shumë mënyra. Kjo perime me gjethe të gjelbër është burim për vitamina C dhe acid folik, që e forcon sistemin imun dhe riparon qelizat.  

Image

 

(Kosova Sot)