Nëse keni "sulm" urie para ushtrimeve, merrni ndonjë nga këto ushqime

  • 27 April 2017 - 16:42
Nëse keni

Krejt çfarë konsumoni, para, gjatë dhe pas ushtrimeve, ndikon në suksesin e tyre. Ju sjellim listën e ushqimeve që nuk ju pengojnë t'i konsumoni para ushtrimeve. PEMËT E FRESKËTA Përcaktohuni për pemë seoznale, që i përshtaten organizmit tuaj. Para ushtrimeve të mëngjesit sugjerohet një banane. Shumë e quajnë burim të energjisë, sepse kaliumi në banane ruan sistemin muskulor. VEZË Vezët janë më të shëndetshme në formë të zier. Para ushtrimit mjafton një vezë. Kjo parandalon urinë. JOGURTI Mjafton një gotë jogurt pa yndyrë. Mund ta konsumoni 15 minuta para ushtrimeve, e për ta erëzuar edhe më shtoni edhe një lugë flluska,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)