Mënyra më e sigurt për të humbur në peshë

  • 28 April 2017 - 08:52
Mënyra më e sigurt për të humbur në peshë

E cja është një nga aktivitetet më të lehta dhe më të sigurta që u preferohet të gjitha moshave. Me një qasje serioze në ushqim dhe në ecjen aktive mund të humbni nga katër deri në pesë kilogramë në muaj, dhe këtë në mënyrë krejt të shëndetshme. Me humbjen e kilogramëve, trupi zgjohet dhe forcohet, e muskujt do të aktivizohen e metabolizmi përshpejtohet, e ju do të ndiheni më të pushuar dhe përplot me energji. Për të ecur mund të zgjidhni në shumë mënyra: me kafshën e preferuar, poshtë dhe lart, nëpër shkallë. Varësisht nga kjo, do të ndryshojë edhe shpenzimi i kalorive dhe humbja e shpejtë e kilogramëve. Shkrirja e kalorive varet nga pesha dhe mosha. Kështu dikush me ushtrime mesatare që ecën një orë do të shkrijë rreth 300 kalori. Nëse dëshironi efekte cilësore të ushtrimeve, konsumimin e kalorive ta kufizoni midis 1.500 deri 1.800 kalori në ditë. Konsumoni ushqime të ndryshme, proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina dhe minerale. Plani i ecjes (nga 60 minuta në ditë) Java e parë - shëtitje (shpenzimi ditor rreth 280 kcal, në javë 1960 kcal). Java e dytë - ecje e shpejtë 4,8 km/h (shpenzimi ditor rreth 320 kcal, në javë 2240 kcal). Java e tretë - ecje e shpejtë 5,5 km/h (shpenzimi ditor rreth 330 kcal, në javë 2310 kcal). Java e katërt - ecje e shpejtë 6,1 km/h (shpenzimi ditor rreth 360 kcal, në javë 2520 kcal),transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)