Dieta me bukë të thekur, lëngje pemësh dhe çaj

  • 28 April 2017 - 15:02
Dieta me bukë të thekur, lëngje pemësh dhe çaj

Dieta me bukë të thekur përcillet me shumë lëngje pemësh dhe çaj. Pas pesë ditësh duhet të bëni pauzë, kurse ndërkohë nuk duhet tepruar me ushqimin. Pas dy ditë pauzë fillojeni dietën përsëri dhe kështu me radhë, derisa të arrini peshën e duhur, trasmeton gazeta Kosova Sot

DITA E PARË: Kafjalli: 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë kafe të bardhë, mollë. Dreka: 2 rriska bukë të thekur, 2 jogurtë (në gotë), 2 vezë të ziera, 1 domate. Darka: 1 rriskë bukë të thekur, 1 jogurt, 1 vezë të zier, 1 domate.

DITA E DYTË: Kafjalli: Ngjashëm sikurse ditën paraprake. Dreka: 1 rriskë bukë të thekur, 1 jogurt, 1 vezë të zier, 1 domate. Darka: Ngjashëm sikurse dreka.

DITA E TRETË: Kafjalli: Ngjashëm sikurse ditët paraprake. Dreka: 1 rriskë bukë të thekur, 250 gr djathë të ri të lopës, 1 sallatë të gjelbër (lakër), 1 trangull turshi, 1 domate. Darka: 1 rriskë bukë të thekur, 125 gr proshutë, 1 domate.

DITA E KATËRT: Kafjalli: Ngjashëm sikurse ditët paraprake. Dreka: 1 rriskë bukë të thekur, 3 pjesë mish gjedhi të ziera me perime, 1 domate. Darka: 1 rriskë bukë të thekur, 1 vezë, 1 jogurt.

DITA E PESTË: Kafjalli: Ngjashëm sikurse ditëve paraprake. Dreka dhe darka: Mish të bardhë të pulës me shumë perime (përgatitur pa yndyrë). Ta ndani në dy shujta.

(Kosova Sot)