A e dini se bima bar veshi është ilaç natyral për shumë sëmundje?

  • 29 April 2017 - 09:06
A e dini se bima bar veshi është ilaç natyral për shumë sëmundje?

Bima bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) është e mbushur me ujë, përdoret në mjekësinë popullore dhe atë moderne, e kjo e fundit thotë se në lëngun e bimës ka substanca që kanë ndikim pozitiv në sistemin imun, duke e luftuar kancerin.

Përdorimi nga jashtë

Nga shumë veti shëruese që ka kjo bimë, më e njohura është eliminimi i yndyrave shtesë nga veshët. Po ashtu, lëngu nga gjethet e bimës është ilaç për sëmundjet dhe lëndimet e lëkurës, plagët, të djegurat. Lëngu përdoret edhe për heqjen e lythave dhe njollave të diellit.

Inflamacioni i veshit

Merrni disa gjethe të bimës dhe hidhni dy-tre pika lëng në veshin me dhimbje. E lini lëngun në vesh për disa minuta, më pas e lini të rrjedhë jashtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për forcim të trupit

Bluani gjethet e bimës dhe më pas i derdhni në një enë prej plastike dhe i përzieni me mjaltë. I përzieni mirë derisa masa të jetë bashkuar. Pas kësaj, përzierjen e derdhni në një kavanoz dhe e mbyllni. Kavanozin e mbështillni me letër prej aluminit. E lini në frigorifer për pesë ditë. Merrni nga dy lugë në lukth të thatë dhe për 20 minuta mos konsumoni gjë, vetëm pini pak ujë. 

(Kosova Sot)