Shalqiri kundër inflamacioneve të muskujve

  • 16 May 2017 - 08:53
Shalqiri kundër inflamacioneve të muskujve

Harroni në tabletat e ndryshme, para dhe pas ushtrimeve, për të parandaluar dhimbjet si pasojë e inflamacioneve të muskujve, tashmë ekziston një rrugë shumë më natyrale, por edhe më e shijshme për të zgjedhur këtë problem, e në pyetje është shalqiri, transmeton gazeta Kosova Sot.

Të gjithë ata që ushtrojnë rregullisht dhe shtojnë intensitetin e ushtrimeve e dinë sa me dhimbje mund të jenë inflamacionet e muskujve dhe zakonisht vendosin për preparate të ndryshme për të butur dhimbjet në raste të tilla, zakonisht përdorin aspirinë, ibuprufen apo andol, por shalqiri është shumë më i efektshëm, nuk dëmton mukozën e lukthit. Studimet e bëra në Spanjë kanë përcjellë meshkujt e ndarë në dy grupe, që rregullisht merreshin me ushtrime. Njërit grup i ishte dhënë lëngu i shalqirit, e tjetrës i ishte dhënë placebo. Ata që kishin marrë lëngun e shalqirit pas ushtrimeve kishin ndier më pak dhimbje në muskuj, në krahasim me ata që kishin marrë placebo. 

(Kosova Sot)