Ushqimi i shëndetshëm për thonj të shëndetshëm

  • 19 May 2017 - 14:20
Ushqimi i shëndetshëm për thonj të shëndetshëm

Pos kujdesit, për thonj të bukur e të shëndetshëm rëndësi ka edhe ushqimi. Në cilësinë e tyre mundet negativisht të ndikojë edhe mungesa e vitaminave dhe mineraleve në organizëm. Prandaj, pasurojeni menynë, nëse dëshironi t'i mbroni thonjtë. Nëse keni thonj të brishtë dhe që pëlcasin, konsumoni ushqime të pasura me hekur. Më së shumti e hasni në mish, perime të gjelbra. Në rritjen e thonjve ndikojnë më së shumti vitaminat A, B, D dhe E, kështu që konsumoni prodhime të qumështit, karota, kajsi, domate, vaj peshku, drithëra, arra, kikirikë, mish pule., transmeton Kosova Sot.

(Kosova Sot)