Lakra e kuqe, mrekullia prej një perime

  • 19 May 2017 - 17:22
Lakra e kuqe, mrekullia prej një perime

L akra është ushqim i pasur me vitamina dhe minerale, që mund të jetë aleat për shëndetin dhe lehtëson detoksimin, duke forcuar edhe sistemin imun. Dallimi midis lakrës së kuqe dhe të zakonshme është se ajo e kuqja përmban antocianinë, pigment shumë i fortë, plot me vitamina C dhe E. Ja disa nga vetitë shëruese të lakrës së kuqe.

SHËRON SYTË

Konsumimi i lakrës së kuqe promovon shëndetin e syve sepse përmban sasi të madhe me zeaksantinë dhe luteinë. Këto dy elemente paraqesin mbrojtje natyrale të syve nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të dielli.

PËRMIRËSON TRETJEN

Njihet fakti se lakra e kuqe ka efekt të shkëlqyeshëm në tretje, sepse ndihmon trupit në prodhimin e vrerit. Kjo do të thotë se parandalon problemet e tretjes së keqe apo kapsllëkut, transmeton Kosova Sot. 

PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS

Edhe një arsye për ta konsumuar këtë perime është se lëngu lakrës së kuqe përmirëson dhe nxit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe heq helmet e rënda nga trupi. Ky sistem ndikon në funksionimin më të mirë të gjakrrjedhjes. 

(Kosova Sot)