Mërsina përdoret kundër inflamacioneve dhe dhimbjeve të ndryshme - Shëndetësia - Kosova Sot
Mėrsina pėrdoret kundėr inflamacioneve dhe dhimbjeve tė ndryshme

Mėrsina pėrdoret kundėr inflamacioneve dhe dhimbjeve tė ndryshme

Mërsina (lat. Myrtus communis) është simbol i dashurisë dhe pavdekshmërisë, derisa është bimë shumë e shëndetshme. Fryti ka ngjyrë të errët të kaltër, kokrrat sa të bizeles, ndikon kundër aromës së keqe nga goja, derisa përdoret edhe si erëz.

Kokrrat e thara dhe të bluara të mërsinës janë zëvendësim për piper. Gjethet japin aromë të hatashme gjellëve me mish. Përdoret edhe si afrodiziak, ofron qetësi dhe dashuri. Përpos se përdoret edhe si erëz, përdoret edhe në prodhimin e pijeve, e shkaku i përdorimit kundër dezinfeksioneve, përdoret edhe për prodhimin e vajit eterik dhe preparateve shërues, transmeton Kosova Sot.

Çaji nga gjethet e bimës përdoret për parandalimin e fryrjeve në stomak, nxit hedhjen e sekretimit nga hundët dhe bronket, ndihmon në shërimin e ftohjeve dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjeve. Vaji i saj ngrohet, dhe më pas lyhet trupi, në mënyrë që të pakësohen dhimbjet nga reumatizmi dhe artriti.

(Kosova Sot)

19 orë e 21 minuta më parë