Uji shërues i detit

  • 22 May 2017 - 15:46
Uji shërues i detit

Sezoni veror po afron, e bashkë me të edhe përgatitjet për det, kështu që ja disa këshilla për ta përdorur më së miri.

PËR FORCIM TË ORGANIZMIT

Uji i detit pastron lëkurën dhe organet e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, bën masazh muskujve dhe ju kthen forcën. Njëkohësisht ndikon edhe si aerosol natyral për hundë dhe fyt. Gjatë qëndrimit në det. Ekspertët sugjerojnë që çdo ditë, së paku 20 minuta, të shëtisni nëpër plazh, në orët e hershme të mëngjesit, transmeton gazeta Kosova Sot.

MOS VRAPONI NËN DUSH

Nëse keni fatin që të qëndroni aty ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, porsa të dilni nga uji mos vraponi menjëherë nën dushin me ujë të ëmbël. Prisni të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë lëkurën dhe aknet.

USHTRIMET NË UJË

Është interesante që një ushtrim në det ka efektin e njëjtë me 12 të tjera në të thatë. Uji i detit në mënyrë maksimale angazhon muskujt. Me lëvizjen nëpër ujë shpenzoni shtatë kalori në minutë, stimuloni qarkullimin dhe forconi muret e enëve të gjakut.  
 

(Kosova Sot)