Infermierja kishte zbuluar ilaçin për kancer: Mjekët e kishin përkrahur, farmaceutikët e kanë shkatërruar

  • 22 May 2017 - 15:48
Infermierja kishte zbuluar ilaçin për kancer: Mjekët e kishin përkrahur, farmaceutikët e kanë shkatërruar

Një infermiere nga Kanadaja ishte rrugës për zbulimin e fshehtësisë që, jo vetëm se asaj do t'ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por edhe të pacientëve të saj. Rene Caise në vitin 1922, duke u përkujdesur për pacienten 80 vjeçe, në gjoksin e saj kishte vërejtur një shenjë. Ajo i kishte treguar se si para disa viteve i ishte diagnostikuar kanceri i gjirit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kur asaj i ishte sugjeruar të bëhej operacion, ajo tashmë kishte humbur një mike në operacion, kështu që kishte ndjekur këshillën e një shoqes së saj për të provuar me një çaj bimor. Përzierjen e çajit ajo e kishte konsumuar për çdo ditë, e me kalimin e kohës tumori ishte zvogëluar. Formula e saj përfshin rrënjën e bimës rodhe, hudhër, rrënjë të bimës rabarbara, dhe lis të rrëshqitshëm. Pas shumë përndjekjeve që i ishin bërë, Casie kishte pësuar një thyerje nervore kur ia kishin mbyllur klinikën. Me presionin, ose burgun ose të heqë dorë nga receta, ajo kishte vendosur që në heshtje t'i shëronte pacientët e saj. 

(Kosova Sot)