Ndikimi i vitaminave D në fillimin e menopauzës

  • 24 May 2017 - 18:02
Ndikimi i vitaminave D në fillimin e menopauzës

Femrat me konsumimin më të shtuar të vitaminave D dhe kalciumit përmes qumështit dhe prodhimeve të qumështit janë më pak të rrezikuara nga menopauza e hershme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Rezultatet e publikuara nga "American Journal of Clinical Nutrition", tregojnë se si konsumimi i vitaminave D dhe kalciumit me ndihmën e suplementeve nuk ishte lidhur me gjasat për fillim të hershëm të menopauzës para moshës 45-vjeçare. Ekspertët nga "University of Massachusetts" kanë përdorur të dhënat e grumbulluara nga 100.000 të anketuara. Sipas fjalëve të tyre, studimin e tyre mund ta dëshmojnë dhe vërtetojnë pasi që vitamina D ka ndikim në funksionimin e disa hormoneve. 

(Kosova Sot)