Lëngu nga menta: Ndihmon te 10 sëmundje, asgjë nuk freskon si ai

  • 24 May 2017 - 21:03
Lëngu nga menta: Ndihmon te 10 sëmundje, asgjë nuk freskon si ai

Gjatë dimrit, pija e preferuar e shumë njerëzve është çaji i mentës, shkaku i aromës së këndshme, por edhe vetive shëruese. Por, sezoni i lulëzimit të saj është vera, e ne ju sjellim një mënyrë të përsosur për t'u kënaqur me vetitë e forta të bimës. Vetitë shëruese të lëngut të mentës: • Forcon sistemin imun dhe parandalon zhvillimin e baktereve dhe viruseve. • Lehtëson nervat dhe organizmin. • Garanton gjumë të qetë, parandalon djersitjet natën. • Ndihmon te problemet me lukth. • Zbut simptomat e ftohjes dhe alergjive. • Eliminon aromën e keqe nga goja. • Përmirëson qarkullimin e gjakut. • Zbut simptomat e menstruacioneve dhe menopauzës. • Përshpejton metabolizmin dhe procesin e humbjes në peshë. • Siguron zbrazje të zorrëve. Përbërësit: 2 litra ujë, 200 gr sheqer, 10 gjethe të freskëta të mentës, lëngun e 1 limonit. Përgatitja: ujin dhe sheqerin i vloni bashkë, e kur të jetë ftohur, shtoni gjethet e mentës. E lini të qëndrojë për 24 orë, e më pas procedoni edhe me lëngun e limonit. Lëngu konsumohet i fortë, sa herë ta ndieni etjen. 

(Kosova Sot)