Hit dieta: Gjatë një jave do të humbni nga një kg në ditë

  • 25 May 2017 - 08:40
Hit dieta: Gjatë një jave do të humbni nga një kg në ditë

Stina e verës është gjithnjë e më afër, dhe është momenti i fundit që të hiqni disa nga kilogramët shtesë që i keni hedhur gjatë dimrit. Për momentin, hit i vërtetë është dieta me ujë, që është shumë strikte, por, siç thonë, jep rezultate. Me ndihmën e kësaj diete mund të humbni diç më pak se një kilogram brenda ditës. Prandaj, kjo dietë nuk bën të aplikohet më gjatë se një javë, trasmeton gazeta Koova Sot

Ja si duket kjo dietë: KAFJALLI: Një gotë të madhe me ujë, çaj ose lëng të freskët të shtrydhur nga disa pemë. DREKA: Para drekës pini një gotë të madhe me ujë, e pas drekës e pini një gotë çaj. Hani aq sa dëshironi perime të papërpunuara, e mund t'ju hidhni uthull, vaj dhe limon. Merrni parasysh selinon, sallatën, karotat, trangujt, qepët, domatet, misrin dhe artiçokun. ZAMRA: Një gotë e madhe me ujë, çaj ose pemë të shtrydhura. Një gotë të madhe qumësht ose jogurt me 30 gramë djathë ose një porcion pemë. DARKA: Para darkës pini një gotë të madhe me ujë, e pas darkës një gotë çaj. 100 gramë mish pule ose 150 gramë skumbri, ose vezë të ziera me perime dhe pak pemë. Natyrisht, sikurse edhe para secilës dietë do të duhej të këshillonit mjekun dhe të shikoni nëse organizmi i bën ballë një regjimit si ky. 

(Kosova Sot)