Pastrojeni mëlçinë me këto ushqime

  • 25 May 2017 - 20:30
Pastrojeni mëlçinë me këto ushqime

Duke përmirësuar menynë mund të hidhni helmet jashtë organizmit. Me përfshirjen e disa ushqimeve të caktuara do t'i ndihmoni mëlçisë që të pastrohet dhe të funksionojë më mirë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

MOLLËT Një mollë në ditë dhe mjekut nuk ia shihni sytë. Kjo është thënia popullore që dëshmon sa të shëndetshme janë, sidomos për funksionimin e mëlçisë. Pektina dhe përbërësit e tjerë ndihmojnë mëlçisë dhe mbarë sistemin tretës, për të hedhur jashtë helmet dhe toksinat nga organizmi. 

Image

SHPARGUJT Shpargujt janë një ndër diuretikët më të mirë që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe e përshpejton atë, derisa ndihmon edhe në filtrimin e gjakut. Ky ushqim parandalon grumbullimin e helmeve dhe materieve tjera të dëmshme derisa mëlçinë e mbrojnë prej dëmtimeve. 

Image

FRUTAT E MALIT Frutat e malit përshpejtojnë procesin e detoksimit në disa mënyra. E mbrojnë mëlçinë nga helmet, ndihmojnë në prodhimin e antioksiduesve dhe kontribuojnë në rigjallërimin e mëlçisë. 

Image

BROKOLI, LAKRA JESHILE, LAKRA Brokoli është i pasur me glutatione që shtojnë aftësinë e organizmit për të hedhur ndotësit dhe parandalon depërtimin e tyre në mëlçi dhe qëndrimin e tyre. Lakra jeshile, sikurse brokoli, ndihmon në parandalimin e sulmeve të materieve të dëmshme nga ushqimi, ajri e uji. Për t'u kryer procesi i detoksimit, perime e pasur me fibra është lakra. 

Image

AGRUMET Pasi përmbajnë sasi të madhe me antioksidues dhe vitamina C, agrumet përshpejtojnë pastrimin e mëlçisë dhe duhet konsumuar për çdo ditë. Lëngu i limonit aktivizon enzimat në mëlçi që përshpejtojnë procesin e pastrimit.

Image

KORIANDRI DHE BORZILOKU Këto erëza janë përplot me antioksidues që hedhin metalet e rënda nga mëlçia, si alumini dhe merkuri. Po ashtu janë edhe diuretuik i mirë që në mënyrë efikase përshpejton hedhjen e helmeve jashtë. 

(Kosova Sot)