Hiqeni urdhjen sa hap e mbyll sytë

  • 25 May 2017 - 21:32
Hiqeni urdhjen sa hap e mbyll sytë

Nga urdhja vuajnë shumë persona, e cila shkaktohet nga virusi "herpes simplex". Më shpesh manifestohet në sipërfaqen e buzëve. Kjo shfaqet kur vjen deri te rënia e sistemit imun, kur jeni të sëmurë, apo kur keni grip. Duhet ditur se nëse një herë keni pasur urdhjen mund të shfaqet përsëri. Ajo që ndihmon është të merrni një gotë qumësht me shumë yndyrë. E nxirrni qumështin nga frigoriferi dhe e lini për 15 minuta në temperaturë të dhomës. Më pas e aplikoni si kompresë në buzë dhe e lini për disa minuta, më pas e shpëlani me ujë. 

(Kosova Sot)