Pesë ushqimet që befasisht janë të mira për të gjithë

  • 27 May 2017 - 15:45
Pesë ushqimet që befasisht janë të mira për të gjithë

Njerëzit e pëlqejnë ushqimin aq sa e pëlqejnë dhe familjen. Me gjithë këto ëmbëlsira që na rrethojnë, është e vështirë të kujdesemi për peshën, por gjithmonë gjenden ushqime, sa të shëndetshme po edhe aq të shijshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

AVOKADO Dihet se avokado është pemë që përmban shumë yndyrë, prandaj dikush edhe e shmang, por atë që nuk e dinë është se kemi të bëjmë me yndyrat që ndihmojnë në absorbimin e antioksiduesve që avokado i përmban. Është një nga pemët me shumë vlera ushqyese, e në ditët e ftohta është e shkëlqyeshme në përgatitjen e supave të ftohta. 

Image

GJALPI Edhe pse është e vështirë të mendosh se gjalpi është në listën e ushqimeve të shëndetshme, ndoshta ju bindin disa nga vetitë shëruese që i përmban: është i pasur me vitamina që lehtë absorbohen, është burim i energjisë së shpejtë dhe nuk grumbullohen në indet yndyrore. 

Image

KAFEJA Ata që janë të varur nga kafeina nuk u intereson edhe aq përfundimi nëse kafeja është apo nuk është e shëndetshme. Por, është fakt se kafeja është antioksiduesi më i mirë që e përdorim për çdo ditë, që e kanë dëshmuar edhe amerikanët në studimin e tyre. Por, mos harroni për sasinë që e konsumoni, sepse mundet të shkaktojë ankthe. 

Image

GJALPI I KIKIRIKËVE Edhe pse 49 gramë yndyrë në 100 gramë kikirikë tingëllon diçka brengosësh, ky ushqim është burim i mirë për proteina dhe ul rrezikun nga sëmundjet e ndryshme të arterieve të zemrës. Por, sugjerohet gjalpi pa sheqer shtesë. 

Image

BUKA Buka është ushqim me vlerë të lartë energjike dhe është bazë e ushqimit, sidomos për fëmijët. Përmban karbohidrate të shëndetshme që janë burimi më i mirë për organizmin e njeriut, i pasur me proteina, vitamina B, fibra ushqyese dhe antioksidues.

(Kosova Sot)