Reduktoni dhimbjet e gjunjëve me këto ushqime

  • 27 May 2017 - 15:47
Reduktoni dhimbjet e gjunjëve me këto ushqime

A vuani nga dhimbjet e mërzitshme në gju? Nëse po, atëherë përfitoni nga këto këshilla dhe reduktoni dhimbjet duke konsumuar këto ushqime, transmeton gazeta Kosova Sot.

ELIMINOJENI USHQIMIN E SHPEJTË

Ushqimi i shpejtë është një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të gjunjëve. Këto ushqime përmbajnë yndyrë, kolesterol dhe kripë, që shkaktojnë inflamacione në nyja, përfshirë edhe gjunjët. Nëse nuk keni kohë që të gatuani në shtëpi, përcaktohuni për ushqime të shëndetshme, si "smoothie" apo edhe sallatë.

HANI MË SHUMË VEZË

Vezët përmbajnë nutriente që janë të nevojshme për t'i mbrojtur nyjat dhe për të reduktuar dhimbjet në gjunjë. Mund t'i shtoni në ushqimet tuaja në shumë mënyra të ndryshme, kështu që janë të përsosura për të bërë eksperimente në kuzhinë.

PËRFSHINI PESHKUN NË MENYNË TUAJ

Nëse mishin e peshkut e konsumoni tri herë brenda javës, menjëherë do të vëreni efektin pozitiv që ka kundër inflamacioneve. Në fakt, dhimbja në gju do të zvogëlohet brenda disa javësh, sidomos nëse nyjat tuaja vuajnë nga inflamacionet. Ka lloje të shkëlqyeshme të peshkut për të konsumuar dhe përveçse janë të shëndetshëm, janë edhe të shijshëm.

KONSUMONI HIRRË

Ju sugjerojmë që një herë në ditë të konsumoni hirrë, për faktin se ndalon dhimbjet në gjunjë. Kjo vjen falë përbërësve që i përmban, sidomos me kalcium. Përbërësit e hirrës jo vetëm se lehtësojnë, por edhe ndihmojnë të kemi eshtra të shëndetshëm.

PËRDORENI SHAFRANIN

Kjo është një erëz e pasur me antioksidues që kanë veti kundër inflamacioneve. Njihet mirë si në Lindje po ashtu edhe në Perëndim. Rekomandohet shumë dhe mund ta konsumoni në: • Sallatë; • Përzier me qumësht; • Si salcë në perime; • Në lëngje.

BANANET

Midis shumë nutrienteve që përmban banania, hasim edhe kalium dhe magnez. Këto minerale ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të eshtrave dhe në mënyrë graduale bëjnë që dhimbjet në gju të zhduken. Provoni të hani nga një banane për çdo ditë dhe dhimbjet në gju do të zhduken. 

(Kosova Sot)