Pastroni enët e gjakut nga shtresat dhjamore me këtë recetë nga Tibeti

  • 28 May 2017 - 08:09
Pastroni enët e gjakut nga shtresat dhjamore me këtë recetë nga Tibeti

Pastrimi i organizmit përbëhet në tri mënyra të ndryshme - nga dieta e caktuar, konsumim i preparateve natyrale e deri te marrja e ilaçeve. Pastrimi me ilaçe ka shumë kontradikta, kështu që duhet të jetë hapi i fundit. Hudhra dhe limoni konsiderohen si preparate të hatashme për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit të lartë, forcimin e mureve të arterieve dhe parandalimin e sëmundjeve si arterioskleroza. Për përgatitjen e lëngut ju nevojiten: • 4 thelpinj të hudhrës, • 4 limonë me lëvore, • 3 litra ujë të vluar. Përgatitja: Hudhrën e ndani dhe e pastroni. Limonët i shpëlani me ujë të vluar, i preni në rriska. Bluani gjithçka. Masën e bluar e vendosni në kavanoz dhe shtoni ujin e vluar. E mbuloni dhe e lini në frigorifer për tri ditë. Pas kësaj, e procedoni. Përdorimi: Doza maksimale është 50 ml, nga tri herë brenda ditës, derisa pastrimin e enëve të gjakut duhet filluar me dozë të vogël (një deri dy lugë).


(Kosova Sot)