Shëroni hemorroidet me këtë ilaç shtëpiak

  • 19 June 2017 - 13:47
Shëroni hemorroidet me këtë ilaç shtëpiak

Hemorroidet janë një ndër problemet më të përhapura. Në vijim ju paraqesim recetën për shërimin e hemorroideve

Përbërësit:

1 lugë mjaltë,

10 gr propolis të imtësuar,

50 ml vaj ulliri,

50 gr dyllë bletësh

Përgatitja:

1 lugë mjaltë ta përzieni me 10 g propolis të imtësuar. Masën e bashkoni me lugë prej druri, derisa të bëhet një masë homogjene. Para përdorimit, propolisin ta mbani për disa orë në frigorifer, që të forcohet. Në këtë mënyrë do ta imtësoni më lehtë. Në enën tjetër shtoni 50 ml vaj ulliri dhe 50 gr dyllë bletësh. E vendosni në zjarr të lehtë deri të vlojë. Kur masa të vlojë, e largoni dhe e lini të ftohet pak. Në masën e ftohur shtoni masën e mjaltit dhe propolisit dhe i përzieni mirë. Ilaçi për shërimin e hemorroideve është gati. Ta ruani në kavanoz të qelqtë në frigorifer.

Përdorimi:

Një pjesë të garzës apo fashës, të lyer me këtë ilaç e vendosni në anus çdo natë. E lini të veprojë gjithë natën. Në mëngjes e nxirrni. Këtë mund ta bëni edhe duke përdorur shkopinjtë që pastrojmë veshët, duke i lyer me ilaçin, më pas i vendosni që të ngrihen në frigorifer. Para se të shkoni në gjumë, i vendoni në anus, çdo mbrëmje derisa të shëroheni.

 (Kosova Sot)