Kremi kundër dhimbjeve në muskuj, qafë dhe shpinë

  • 19 June 2017 - 13:56
Kremi kundër dhimbjeve në muskuj, qafë dhe shpinë

Ju dhëmbin shpatullat dhe qafa duke ndenjur ulur? Keni dhimbje në muskuj? Përgatiteni kremin më të thjeshtë, por shumë të efektshëm për dhimbjet në muskuj. Specat e kuq  posedojnë përbërësin kapsaicinë, i cili shkakton ndjenjën pikante në gojë. I njëjti përbërës pikërisht ndodhet në preparatet kundër dhimbjeve në muskuj.

Përbërësit:

Specat e kuq pikantë (ju nevojiten vetëm farat e tyre)

Pluhur kakao

Përgatitja:

Specat i preni dhe nxirrni disa fara. Në kavanozin prej qelqi shtoni pluhurin e kakaos dhe farat e specave pikantë, përzieni mirë. Me këtë përzierje lyeni këmbët dhe duart, nëse keni inflamacion të muskujve, shpinë dhe shpatulla të lodhura. Në lëkurë do të duhej të ndjenit ngrohtësi e në muskuj lehtësim. Duart t’i lani më pas dhe mos i prekni sytë, hundën apo gojën. Mund të shtoni në këtë përgatitje edhe vaj eterik të mentës.

(Kosova Sot)