Ekstrakti i farave të rrushit, më efektiv se kimioterapia

  • 26 June 2017 - 23:29
Ekstrakti i farave të rrushit, më efektiv se kimioterapia

Nëse me kujdes krahasoni efektet e kimioterapisë dhe substancat bioaktive që janë pjesë e ekstrakteve të farave të rrushit, do të vëreni që kjo e dyta di të jetë më efikase se kimioterapia, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shërimi  

Sipas një studimi, ekstrakti i rrushit mund të parandalojë përparimin dhe përhapjen e kancerit, e në disa raste mund ta eliminojë. Madje edhe atëherë kur pacientët janë në fazën e përparuar të kancerit, ekstraktet nga farat e rrushit mund të enë efekt pozitiv. Pos kësaj, ky ekstrakt i pabesueshëm, mundet të parandalojë dhe shërojë edhe sëmundje tjera. Falë përbërësve të saj të fortë përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, pakëson rrezikun për sulm në zemër dhe në tru. M’u për këtë arsye, ekspertët e shohin si shtesë të dobishme në të gjitha mungesat e shëndetit kardiovaskular, përfshirë edhe te zgjerimi i venave, diabeti, raste të ndryshme të impotencës, dridhjet dhe ngërçet në këmbë dhe duar. Ekstrakti i farave të rrushit stimulon punën, madje edhe të enëve më të vogla të gjakut, kështu që përfundimisht përmirëson qarkullimin e gjakut në sy.  

(Kosova Sot)