Probiotiku më i mirë vendor: Të gjithë e pinë me ëndje, parandalon infeksionet me baktere

  • 28 June 2017 - 21:31
Probiotiku më i mirë vendor: Të gjithë e pinë me ëndje, parandalon infeksionet me baktere

Probiotiët, përkatësisht bakteret e mira, i ndihmojnë organizmit që të absorbojnë mineralet dhe vitaminat që janë kyç për punën dhe funksionimin normal të organizmit. Lëngu më i mirë që vepron si probiotik, pa kurrfarë konkurrence është ky: Përbërësit e nevojshëm: 12 limonë Gjysmë gotë sheqer të vrugtë Një gotë hirrë të freskët Ujë. Përgatitja: Shtrydhni lëngun e limonëve dhe e hidhni në një kavanoz më të madh, ia shtoni hirrën e freskët dhe përzieni mirë. Më pas ia shtoni sheqerin, sasinë e caktoni sipas shijes, por mjafton gjysmë gotë sheqer, sepse probiotikët ushqehen me sheqer, e në këtë rast nuk mund të bëjë dëme. Pasi të keni shtuar sheqerin dhe gjithçka të keni përzier në kavanoz, deri në majë kavanozin ta mbushni me ujë. E lini lëngun të rrijë për dy ditë në temperaturë të dhomës që të fermentohet dhe kënaquni me pijen plot me probiotikë dhe vitamina. Pas fermentimit ekziston mundësia që lëngu të jetë më i thartë, kështu që mund t'i shtoni më shumë sheqer.

(Kosova Sot)