Përse këmbët ënjten gjatë të nxehtit: Shkaku është një, dhe lehtë mund ta parandaloni

  • 28 June 2017 - 21:33
Përse këmbët ënjten gjatë të nxehtit: Shkaku është një, dhe lehtë mund ta parandaloni

Shumica e njerëzve mezi presin verën për të hequr këpucët e mbyllura, por shpesh ankohen kur shputat ju ënjten në sandale. Përse ndodh kjo gjatë verës? Përgjigjja fshihet në konsumimin e paktë të lëngjeve. Në fakt, përqendrimi i kripës në organizëm rritet shkaku i dehidrimit, që shtyn trupin ta mbajë edhe ata pak ujë që e konsumoni, e mbajtja e ujit rezulton me ënjte. Të nxehtit, po ashtu, shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, që shkakton ënjten e pjesëve të trupit. Ecja e tepërt, qëndrimi ulur dhe qëndrimi stoik në një pozitë për një periudhë të gjatë kohore, lejon gravitetit që lëngjet trupore t'i lëshojë në kyçin e këmbëve dhe shputa, që shkakton ënjtet. Pesë mënyra për të zgjidhur problemin e shputave të ënjtura:

• Pini shumë ujë dhe shmangni kripën

• Nëse keni mundësi, shëtisni nga pak

• Nëse puna nuk jua lejon, së paku kohë pas kohe shtrini këmbët, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

• Kur jeni në shtëpi, shtrihuni me këmbët mbi nivelin e zemrës • Sugjerohet edhe masazh i shputave me losione me efektin e ftohjes.

(Kosova Sot)