Ky është ilaçi natyror për eshtra

  • 15 July 2017 - 21:19
Ky është ilaçi natyror për eshtra

Rezultatet e terapisë me këtë ushqim do të bëjnë që në disa raste të ndjeni më pak dhimbje vetëm pas një jave. Dihet se sheqeri, qumështi dhe prodhimet e tij furnizojnë me kalcium eshtrat. Po, ushqimet do të duhej të ndihmojnë në ndërtimin dhe funksionimin normal të eshtrave në trup. Për fat ekziston artikulli ushqimor, që ndoshta pak përdoret te ne, por lehtë gjendet.

Bëhet fjalë për xhelatinën. Përgatitja e kësaj recete është e lehtë dhe e lirë. Blini 150 gramë xhelatinë ushqimore, që mjafton për shërimin për një muaj. Në mbrëmje vendosni 5 gramë xhelatinë në 1/4 e gotës me ujë të ftohtë, e përzieni mirë dhe e lini të qëndrojë deri në mëngjes, por jo në frigorifer. Xhelatina do të forcohet, e në mëngjes ta pini në lukth të thatë.

Sipas dëshirës mund ta përzieni me lëng ose jogurt. Terapia jep shpejt rezultatet, pas vetëm shtatë ditëve. Fshehtësia është te kolagjeni, që në fakt është xhelatina. Humbja e kolagjenit ndikon në dukjen dhe funksionimin e mbarë trupit e mungesa e tij shkakton çrregullime në sistemin e palcës kurrizore.

 

(Kosova Sot)