Kërpi, i domosdoshëm për shëndet dhe bukuri

  • 17 July 2017 - 08:26
Kërpi, i domosdoshëm për shëndet dhe bukuri

Kërpi më shumë se 5.000 vite është cilësuar si burim i nutrienteve. Farat e kërpit po ashtu janë ushqyese, e prej tyre mund të fitoni prodhime me nivel të lartë ushqyes. Është i pasur me yndyra të shëndetshme, posedojnë të gjitha aminoacidet esenciale dhe janë burim i fibrave të nevojshme. Nga aminoacidet theksohet omega 3, që ndihkon në funksionimin e organizmit të njeriut.

Vaji i kërpit, mielli dhe pluhuri me proteina

 Me bluarjen e farave fitojmë vajin e gjelbër, me aromë nga kërpi, të cilin nuk keni pse ta ngrohni, e ësh[të i pasur me aminoacide omega-3, omega-6, vitamina. Pos vajit, prodhimi më i shpeshtë nga farat e kërpit është mielli.

Vaji i kërpit në kozmetikë

Vaji i kërpit është i pranishëm edhe në industrinë e kozmetikës. Pasi që është i pasur me nutriente të dobishme për lëkurë, përdoret për prodhimet në kozmetikë që kanë të bëjnë për krejt trupin, si te fëmijët po ashtu edhe për të rriturit. Prania e saj mund të vërehet edhe te pasta për dhëmbë. Shampon dhe balsam, vaj për flokë dhe për trup, si dhe në kremra. (Kosova Sot)