Keni dhimbje dhëmbi? Ja disa nga ilaçet dhe mënyrat si ta ndaloni!

  • 17 July 2017 - 20:43
Keni dhimbje dhëmbi? Ja disa nga ilaçet dhe mënyrat si ta ndaloni!

Dhimbjet e dhëmbit janë një nga dhimbjet më të tmerrshme, me të cilat njeriu ballafaqohet. Në vijim ju paraqesim disa nga ilaçet më të mira dhe më të tmerrshme në shërimin e dhimbjes së dhëmbit.

Hudhra – është shumë popullore kur në pyetje është ndalimi i dhimbjes së dhëmbit, por as ata që pëlqejnë shijen e hudhrës nuk mund ta përtypin thelbin dhe ta mbajnë në dhëmbin me dhimbje, prandaj nuk ua sugjerojmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Specat djegës pluhur dhe xhenxhefli – këto dy erëza nevojitet t’i përzieni me pak ujë për t’u përgatitur një pastë, e cila vendoset në dhëmbin me dhimbje. Dhimbja ndoshta kalon, por goja ju djeg nga shija djegëse. Provojeni vetëm nëse asgjë tjetër nuk ndez. 

Uji i njelmët i vakët – shpëlarja e gojës me ujin me kripë mund të ndihmojë dhe ndez. E keqja është se dhimbja mund të kthehet shpejt.

Akulli – e izolon vendin me dhimbje dhe dhimbjet zhduken, por ndez vetëm tek ata njerëz që kanë durim ta mbajnë akullin për një kohë të gjatë në dhëmbë.

Ekstraktet e vaniljes – kanë shije jo aq të këndshme, por shërojnë dhimbjen. Mbusheni një shkop me pambuk me ekstrakte vanilje dhe e vendosni në dhëmbin me dhimbje.

(Kosova Sot)