Top-arsyet përse duhet ta konsumoni pjeprin

  • 22 July 2017 - 21:00
Top-arsyet përse duhet ta konsumoni pjeprin

Pema e ëmbël verore, pjepri, është i pasur me fosfor, kalcium, kalium, magnez, hekur, vitamina C, betakarotinë si dhe fibra që ndihmojnë në përmirësimin e tretjes duke ndihmuar pozitivisht në humbjen në peshë. Pos se paraqet freskim të shijshëm veror, është i pasur me ujë (rreth 90 për qind) ndikon dhe në punën e veshkave dhe detoksim, po ashtu përmban edhe pak sheqer. Në bazë të kësaj, pjepri nuk trash, ndikon shumë pozitivisht në shëndet: betakarotina nga pjepri ndihmon në luftën kundër kancerit në mushkëri, por edhe kundër kancerit në qafë të mitrës dhe lukthit. Kaliumi, që krahas natriumit është elektroliti kryesor i trupit, me sukses rregullon shtypjen e gjakut dhe jep rezultate në pastrimin e trupit, pasi përmban sasi të madhe të ujit. Nutricistët sugjerojnë konsumimin e pjeprit në kombinim me dy gota lëng të shtrydhur në ditë. Pos kësaj, në ditët e ngrohta pjeprin mund ta përdorni në vend të ujit, ju ofron ujë dhe freskim

(Kosova Sot)