Parandaloni infeksionet urinare në mënyrë krejt natyrale

  • 23 July 2017 - 17:51
Parandaloni infeksionet urinare në mënyrë krejt natyrale

Janë disa femra që më shpesh vuajnë nga infeksioni urinar. Në mungesë të tretmanëve specifikë, nuk janë në gjendje ta parandalojnë këtë gjendje dhe vuajnë nga dhimbjet. Në këtë artikull ju sjellim mënyrat natyrale për të parandaluar këtë gjendje

USHQIMI VEGJETARIAN

Dieta është gjithmonë ideale në parandalimin dhe tretmanin e secilës sëmundje. Për këtë rast, ju rekomandojmë ushqimin vegjetarian, sidomos atëherë kur ndjeni shenjat e para të infektimit. Zgjidhni të konsumoni ushqime organike dhe perime, duke u përkujdesur që shumica e tyre të mos jenë të përpunuara, si në sallata dhe lëngje. Edhe supa me qepë ofron dobi. Duhet të eliminoni ushqimet e dëmshme dhe shprehitë e tjera helmuese që irritojnë fshikëzën, si kafeina, sheqeri, mielli i bardhë, alkooli dhe nikotina.

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Lëngu i boronicave të kuqe është preventiv i shkëlqyeshëm për këtë sëmundje, porse boronicat duhet të jenë të një cilësie të lartë dhe mundësisht pa sheqer. Sasia e mjaftueshme është midis 200 dhe 500 mL në ditë. Mund t'i hani edhe boronicat e thata.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit kanë shumë veti shëruese për shëndetin, si në formë të farës po ashtu edhe në vaj. Po ashtu ju ndihmojnë ta mbroni sistemin e traktit urinar. Merrni 1 deri 3 lugë të vogla fara të freskëta të lirit ose vaj nga farat e lirit, preferohet t'i përzieni me ushqime tjera.

VAJRAT ESENCIALE

Vajrat esenciale ofrojnë ndihmë të hatashme në parandalimin e sëmundjeve. Te trakti urinar, ju ndihmojnë të luftoni infeksionet dhe shenjat e para. Kështu, përcaktohuni për vajin nga origano apo atë të dëllinjës, që të dy janë shumë efektivë në rastet e tilla. Merrni pak nga këto vajra, të përzier me një sasi të vogël mjalti. VITAMINA C Vitamina C është suplement esencial për shëndetin në përgjithësi. Mund të merrni për çdo ditë, sepse, nëse merrni tepricë, atëherë në mënyrë të sigurt kjo sasi do të eliminohet përmes urinës. Por, zakonisht njerëzit kanë mungesë. 

(Kosova Sot)