Pastroni veshkat për 15 ditë

  • 25 July 2017 - 15:38
Pastroni veshkat për 15 ditë

Janë gjithnjë e më shumë ata njerëz, që vuajnë nga gurët në veshka, për të cilët shkruhen edhe ilaçe, që ndihmojnë për kohë të shkurtër, pos pacientët dërgohen në shërim intensiv, pas të cilave njerëzit janë në stres dhe në mundime. Meli është lloj i drithit dhe mjaft çudibërës për shërimin e veshkave. Shumë njerëz, që e kanë përdorur melin si mënyrë për shërimin e gurëve në veshka, thonë se u ka ndihmuar pa asnjë problem. Në mjekësinë popullore, meli po ashtu shihet si ilaç popullor në shërimin e gurëve edhe në kanalet urinare dhe urotrakt. Meli me efikasitet pastron veshkat, eliminon rërën, heq gurët e vegjël nga veshkat dhe fshikëza, ndihmon te sëmundjet e femrave. Përndryshe, meli është një nga drithërat më të njohura që posedon vlerë të lartë ushqyese dhe shëruese.

RECETA: Në mbrëmje, 1 gotë mel (200 gr) e futni në ujë ët vakët. Melin e hidhni në një kavanoz të madh (prej 3 litra) dhe 2/3 e kavanozit e mbuloni me ujë të vluar. E mbuloni, e përzieni mirë, e mbështillni me diçka të ngrohtë dhe e lini të kalojë natën ashtu. Në mëngjes përsëri e përzieni. Do të dalloni një lëng të turbullt në kavanoz. Ky edhe është ilaçi juaj. Lëngun nga kavanozi e derdhni në një enë tjetër. E pini gjatë ditës pa kufizime, në cilëndo sasi, kur të keni dëshirë. Melin mos e hidhni. Mund të zieni një bollgur dhe ta hani për kafjall. (1 gotë mel, 3 gota ujë, i zieni për 15 minuta). Rezultatet: pas 10-15 ditësh, gurët do të shkrihen dhe do të dalin bashkë me urinën, e veshkat do të pastrohen nga rëra, mukoza dhe gurët. Kështu keni eliminuar inflamacionet, keni përtërirë indet e veshkave dhe organet e traktit urinar. Me konsumimin e melit, do të ndihmoni shëndetin e veshkave. 

(Kosova Sot)