Mjedrat dhe vetitë e tyre

  • 25 July 2017 - 20:24
Mjedrat dhe vetitë e tyre

Mjedrat janë të pasura me vitamina e minerale, fibra dhe antioksidues, parandalojnë shumë sëmundje.

MJEDRAT SI ANTIOKSIDUES

Mjedrat për dhjetë herë janë më të pasura me antioksidues sesa domatet apo brokoli, që i radhit në dhjetë ushqimet më të shëndetshme. Përmbajnë antioksiduesin elagitanin, të cilin pothuajse nuk e përmban asnjë ushqim, që është shumë efikas kundër kancerit.

SHËNDETI I ZEMRËS

Këto kokrra të vogla janë të pasura me polifenole që i ndihmojnë trupit në luftën kundër radikaleve të lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Janë shumë të shëndetshme për zemër.

 PËRMIRËSON TRETJEN

 Falë përmbajtjes së tyre të lartë me fibra ushqyese, mjedrat në masë të madhe ulin rrezikun nga diabeti, derisa është aleat i madh në pakësimin e peshës së tepërt.

(Kosova Sot)