Mësoni këshillat që mund t'jua shpëtojnë jetën nga sulmi në tru

  • 08 August 2017 - 16:35
Mësoni këshillat që mund t'jua shpëtojnë jetën nga sulmi në tru

Sulmi në tru shfaqet shpesh, e për fat të keq shkakton shumë vdekje. Me rastin e sulmit personi mund të humbë rreth 2 milionë neurone (qeliza nervore) për minutë, transmeton gazeta Kosova Sot.

KËTA JANË SIMPTOMAT PRIMARE TË SULMIT NË TRU: Mpirje e befasishme e fytyrës, duarve apo këmbëve, zakonisht prek vetëm njërën anë të trupit. Ngatërrim i befasishëm, të folur që nuk kuptohet dhe probleme në të folur. Probleme me shikim, fotografi të dyfishta, shikim i mjegulluar ... Marramendje, probleme me ekuilibër, humbje e koordinimit dhe probleme me ecjen. 

(Kosova Sot)