Pesë ilaçe shtëpiake që shërojnë dhimbjet

  • 08 August 2017 - 20:44
Pesë ilaçe shtëpiake që shërojnë dhimbjet

Lodhja është simptomë e zakonshme që mund të shkaktohet prej mungesës së gjumit, një ditës së lodhshme në punë apo në një udhëtim të vështirë. Ky është një dobësim mendor dhe fizik që mundet t'jua prishë ditën. 

Për fat të mirë, falë përbërësve në ushqimet natyrale, dhimbjet mund t'i shëroni me ilaçet e përgatitura në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot.

ÇAJI I XHENXHEFILIT KUNDËR DHIMBJEVE

Rrënja e xhenxhefilit është e famshme për përbërësit e tij kundër inflamacioneve dhe efektin si një analgjetik natyral, që janë efektive kundër dhimbjeve në muskuj përderisa bllokon veprimin e radikalëve të lirë. Përbërësit: 1 lugë xhenxhefil të bluar (5 gr), 1 gotë ujë (250 mL). Udhëzimet: Vloni gotën me ujë dhe më pas e derdhni sipër xhenxhefilit të bluar. E lini të qëndrojë për 10 minuta, më pas e përzieni dhe e pini. Pini deri tri gota në ditë.

Image

PIJE ME BOLLGUR

Tërshëra përmban karbohidrate dhe fibra që shtojnë energjinë e trupit derisa redukton dhimbjet. Konsiderohet si një ndër ushqimet më të shëndetshme, pasi përmirëson tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Përbërësit: 2 lugë tërshërë (20 gr), 1 gotë qumësht tërshëre (200 mL), Mjaltë. Udhëzimet: Përzieni tërshërën me qumështin dhe shtoni pak mjaltë nëse dëshironi të jetë me shije pak më të ëmbël. Përzieni gjithçka

Image

MOLLË, PORTOKAJ DHE LËNG LIMONI

Kjo pije e shijshme nuk është vetëm tonik, por është e hatashme për forcimin e sistemit mbrojtës të trupit karshi sëmundjeve. Përmban sasi të mjaftueshme me vitaminën C dhe fibra, që promovojnë eliminimin e mbetjeve dhe një trup të shëndoshë. Përbërësit: 2 mollë, 5 portokaj, 1 limon, 1/2 e gotës ujë (100 mL). Udhëzimet: Pastroni dhe copëtoni mollët, pa hequr lëvoren. Shtrydhni lëngun nga portokajtë dhe limoni. Gjithçka shtoni në blender me ujë dhe përzieni. Lëngun ta shërbeni para kafjallit. 

Image

INFUZIONI ME GJINSENG

Rrënja e gjinsengut është e dobishme për shëndetin, pasi përmban shumë vitamina dhe minerale. Konsumimi i rregullt i tij ju mban larg sëmundjeve dhe redukton dhimbjet që ndërlidhen me stresin apo lodhjen nga puna. Përbërësit: 1 pjesë rrënjë gjinsengu, 1 gotë ujë (250 mL), Mjaltë. Udhëzimet: E vloni ujin. Kur të jetë vluar, shtoni rrënjën e gjinsengut dhe e zieni në zjarr të ultë për 2 minuta. E hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë. Për të forcuar efektin shtoni pak mjaltë dhe e pini. 

Image

PËRZIERJA ME BANANE DHE JOGURT

Kjo përzierje e jogurtit me banane është pije e shëndetshme për faktin se është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale, që reduktojnë dhimbjet mendore. Përbërësit përmbajnë karbohidrate dhe antioksidues cilësorë që ndalojnë dëmtimet oksiduese derisa reduktojnë plogështinë dhe urinë. Përbërësit: 1 gotë jogurt (240 gr), 1 banane. 3 lugë sytha gruri (30 gr), 5 dredhëza, 1/2 e lugës ekstrakte të vaniljes (2.5 gr), 1 lugë qumësht të skremuar (10 mL). Udhëzimet: Bananen e përzieni me dredhëza. E vendosni në blender së bashku me përbërësit që kanë mbetur dhe i përzieni për disa minuta. E pini menjëherë. 

Image

(Kosova Sot)