Zbulim i hatashëm për perimet: Nuk do ta besoni çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

  • 11 August 2017 - 21:18
Zbulim i hatashëm për perimet: Nuk do ta besoni çfarë kanë zbuluar shkencëtarët

Shkencëtarët kanë ardhur deri te një teori interesante. Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të skuqur, e lajmi vjen nga universiteti në Granadë, ishte botuar në revistën “Food Chemistry”. Aty thuhet se ushqimet e skuqura, përkatësisht perimet, mund të jenë më të shëndetshme se ato të ziera, por vetëm nëse skuqet në vaj ulliri, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ekspertët erdhën në përfundim se ushqimet e skuqura si domatet, kungulleshkat, patëllxhani apo patatet, janë mënyra më e mirë për t’i konsumuar. Fshehtësia është se duhet të skuqen në vaj ulliri, që përmban përbërës të fortë antioksidues, që ulin rrezikun nga lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Pasi që ekspertët kanë testuar katër teknika të zierjes, ata kanë ardhur në përfundim se perimet e skuqura kanë absorbuar disa prej antioksiduesve, që i hasim në vajin e ullirit. Ndryshime të tilla nuk janë vërejtur te perimet ziera në ujë. 

(Kosova Sot)