Katër pije nga bananet, për ta larguar ujin dhe kilet e tepërta

  • 12 August 2017 - 20:25
Katër pije nga bananet, për ta larguar ujin dhe kilet e tepërta

Këto pije të bananeve ju ndihmojnë në humbje të peshës dhe të sasisë së madhe të lëngjeve,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Banania është një pemë tropikale, e cila për shumë vite gabimisht konsiderohej se ndikon në shtimin e peshës trupore. Me kalimin e kohës ky mit u zhduk, meqë u pa se konsumimi i bananes ndihmon në largimin e lëngjeve dhe kileve të tepërta. Dhe, falë përmbajtjes së triptofanit, bananet janë ndër preparatet më të përshtatshme natyrore kundër pagjumësisë, ankthit dhe depresionin.

1. Pije (smoothie) nga banania dhe bajamet

Kjo pije e shijshme ndihmon në kontrollimin e sulmeve të urisë dhe përmirëson funksionimin e veshkave, për t’i eliminuar lëngjet e tepërta.

Përbërësit

1 kupë qumësht soje (200 ml)

1 banane
10 bajame 

Përgatitja

Grini bananet, shtypni bajamet dhe qitni ato në bluarës, bashkë me qumështin e sojën.

Bluani për 1-2 minuta derisa të përfitohet një pije homogjene.
Pijeni menjëherë, mundësisht në bark të thatë, apo me kafjall.
Mund të konsumoni këtë pije për 15 ditë rresht, më pas pushoni 15 ditë të tjera, para se ta përsëritni.

Image

2. Pije nga banania dhe portokalli

Kombinimi i bananes dhe portokallit në këtë pije ju ndihmon që ta merrni një dozë shtesë të antioksiduesve, me qëllim të mbrojtjes së trupit nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira, duke ndihmuar edhe në largimin e toksineve. Ndihmon edhe në humbje në peshë.

Përbërësit

1 kupë qumësht bimor (250 ml)

1 kupë miell tërshëre instant (250 ml)
1 kupë lëng portokalli (250 ml)
1 banane

Përgatitja

Grijeni bananen, ndrydheni lëngun e limonit dhe vendosni të gjithë përbërësit në një bluarës për disa minuta.

Pasi që ta keni përfituar një pije homogjene, pijeni atë pa e kulluar.
Bëjeni këtë të paktën tri herë në javë.

Image

3. Pija nga banania dhe xhenxhefili

Kjo pije e pasur me antioksidues iu dedikohet njerëzve që tentojnë të humbin në peshë për një kohë sa më të shkurtër.

Përbërësit

10 boronica të freskëta

Lëngu i 1 grejpfruti
1 banane
1 lugë xhenxhefil (5 g)
1 lugë mjaltë (25 g)
1 mollë
1 kupë me ujë (200 ml)

Përgatitja

Lani boronicat, shtrydheni grejpfrutin dhe grijeni bananen.

Vendosni të gjithë përbërësit në bluarës, duke përfshirë edhe mollën me lëvore, mjaltin dhe xhenxhefilin.
Bluani gjithçka për disa minuta derisa ta përfitoni një pije unike.
Pijeni menjëherë.
Mund ta pini këtë pije në bark të thatë, apo me kafjall.
Pijeni tri herë në javë.

Image

4. Pije me banane dhe gjalpë kikirikësh

Edhe pse kjo pije ka më shumë kalori sesa të tjerat, ajo është njëri ndër opsionet më efikase për humbje në peshë pa duruar urie.

Përbërësit

1 banane
1/4 e kupës me gjalpë kikirikësh me pak yndyrë (56 g)
1/2 e kupës me qumësht bimor (125 ml)
Katrorë të akullit

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit në bluarës dhe bluani me shpejtësi.

Sapo ta keni përfituar një pije unike, konsumojeni menjëherë.
Mund të shtoni edhe proteina në formë pluhuri, apo suplemente vitaminoze.
Pijeni çdo mëngjes.

Image