Pesë ushqimet, të cilat rrisin humbjen e kileve të tepërta

  • 13 August 2017 - 08:17
Pesë ushqimet, të cilat rrisin humbjen e kileve të tepërta

Peshqit me dhjamë, sikur që është salmoni, janë të pasur me "yndyra të mira", të cilat e përshpejtojnë metabolizmin, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

SALMONI

Peshqit me dhjamë, sikur që është salmoni, sardelet, skumbri, janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të njohura edhe si yndyra "të mira", të cilat e nxisin metabolizmin, si dhe ndihmojnë në humbjen e kileve të tepërta. Ato mendohet se e rrisin ndjeshmërinë ndaj hormonit leptinë, i cili e suprimon urinë. 

Image

SELINOJA

Ekspertët besojnë se selinoja është një ushqim tjetër termogjenik, gjë që d.m.th. se e rrit temperaturën e trupit dhe, si rezultat i kësaj, digjen më shumë kalori. Selinoja përmban aq kalori, saqë nevojiten edhe për ngrënien dhe tretjen e tij. Përpos kësaj, selinoja është i pasur me fibra, të cilat na bëjnë të ndihemi të ngopur shumë shpejt. Selinoja ka edhe veti diuretike, duke nxjerrë jashtë ujin e tepërt. 

Image

SPECAT DJEGËS

Shkencëtarët thonë se përbërësi që gjendet në specat djegës, kapsaicina, mund ta përshpejtojë metabolizmin, duke ndikuar kështu në humbjen e peshës. Shkencëtarët kanë konstatuar se ushqimet pikante mund ta përshpejtojnë metabolizmin deri në 25%. Është parë se kapsaicina mund të ndikojë edhe si dobësues i apetitit. 

Image

ÇAJI JESHIL

Çaji i gjelbër ka përfitime të shumta shëndetësore, meqë është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë radikalet e lira. Për më tepër, kërkimet shkencore bëjnë me dije se çaji jeshil e rrit humbjen e peshës, duke përshpejtuar metabolizmin. Këtë rol e luajnë përbërësit e quajtur katekine. 

Image

ÇOKOLLATA E ZEZË

Përkundër çokollatës "së rëndomtë", çokollata e zezë aktualisht ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. Mendohet se kjo vjen për shkak të ndikimit të çokollatës te hormoni i stresit. Kur të rritet niveli i hormonit të stresit, kortizol, ai inkurajon shndërrimin e sheqerit në dhjam. Edhe konsumimi sado i vogël i çokollatës së zezë mendohet ta rritë nivelin e hormonit të lumturisë, serotoninës. Kur stresi të ulet, ulet edhe apetiti. 

(Kosova Sot)