Parandalojeni kancerin: Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë

  • 14 August 2017 - 22:56
Parandalojeni kancerin: Ushqimet që i pastrojnë mushkëritë

Mushkëritë e shëndosha kanë rëndësi të madhe për shëndetin e tërë trupit. Ja cilat ushqime duhet konsumuar, që të keni mushkëri të shëndetshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Foto: Guliver/Thinkstock

Pemët me gëzhojë

Ata që kanë nivel adekuat të vitaminave B në organizëm, janë më pak të rrezikuar nga paraqitja e kancerit të mushkërive, bile edhe nëse janë duhanxhinj të fortë, ka treguar studimi i bërë në rreth 400.000 njerëz nga dhjetë vende evropiane. Niveli i lartë i vitaminës B6 dhe i aminoacidit metioninë, i cili gjendet në pemët me gëzhojë, peshq dhe mish, zvogëlon rrezikun nga kanceri i mushkërive për 50%.

Foto: Pixabay

Qepa

Qepa, por edhe hudhra, janë plot me antioksidues dhe përbërës antikancerogjenë, prandaj janë të dobishme kundër shumë llojeve të kancerit. Janë sidomos efikase për mbrojtjen e rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

Foto: Pixabay

Lëngu i karotës

Lëngu i karotës vepron për mrekulli në shëndetin e mushkërive, duke i mbrojtur ato nga infeksioni dhe nga paraqitja e kancerit. Për këtë veprim, meritore është vitamina A, e cila në një masë të madhe gjendet në karotë. Pini çdo ditë nga 3 dl të lëngut të karotës gjatë kafjallit.

Foto: Pixabay

Xhenxhefili dhe kurkumina

Këto dy rrënjë shëruese janë shumë efikase në luftë kundër kancerit të mushkërive dhe kundër shumë sëmundjeve të tjera. Xhenxhefili përmban antioksidues, të cilët largojnë toksinet e mbledhura nga pirja e duhanit, derisa kurkumina, apo shafrani i Indisë, është i pasur me vitamina dhe minerale, e përmban edhe thartira yndyrore omega-3, falë të të cilave ka veprim antibakterial, antiviral dhe antikancerogjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Foto: Guliver/Thinkstock

Speci

Speci është një perime shumë e dobishme, meqë përmban sasi të mëdha të vitaminës C, e cila e forcon sistemin imunitar. Po ashtu edhe flavonoidet, që gjenden në speca, parandalojnë paraqitjen e problemeve me frymëmarrje, sikur që janë dispnea dhe astma, por parandalojnë edhe paraqitjen e kancerit të mushkërive.

Foto: Albumarium

Brokoli

Dihet kaherë që brokoli, si perime shumë e shëndetshme që është, parandalon shumë lloje të tumorit, por tani është parë se ai iu ndihmon edhe personave me sëmundje të mushkërive. Përpos që parandalon kancerin e mushkërive, brokoli sidomos është efikas edhe për parandalimin e kancerit të lukthit. Në anën tjetër, kjo perime është efikase edhe te mjekimi i kancerit të gjirit, meqë përmban sasi të mëdha të sulforafanit, substancës e cila i vret qelizat e kancerit. 

Foto: Pixabay

(Kosova Sot)