Qimet në vesh parandalojnë rrezikun nga sulmi në zemër

  • 15 August 2017 - 21:56
Qimet në vesh parandalojnë rrezikun nga sulmi në zemër

Qimet e zeza brenda veshëve mund të jenë shenjë e rrezikut nga sulmi në zemër, ka zbuluar një studim. Studimi të cilin e ka bërë doktori Sanders T. Frank me ekipin e tij është publikuar në 'New England Journal of Medicine', ndërsa zbulon se rrudha diagonale në guaskën e veshit mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Një grup mjekësh, duke përfshirë edhe Richarda F. Wagner-in nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Bostonit supozon se shkaktar i droçkave në gjak mund të jetë ekspozimi afatgjatë ndaj androgjenit, hormonit të meshkujve. Në vitin 1989 është publikuar edhe një artikull me këtë temë në 'Heart Journal' të Indisë. Artikulli ka sjellë rezultatet e studimit të bërë në 215 pacientë indianë, që është marrë me lidhjen mes qimeve në veshë dhe sëmundjeve të artereve koronare. Derisa disa ekspertë fajin ia lënë testosteronit si shkaktar kryesor që lidhjes mes qimeve në veshë dhe sulmit në zemër, të tjerët mendojnë se kjo është një shenjë tipike e plakjes, dhe se njerëzit vdesin na sulmi në zemër, për shkak të pleqërisë ose mbipeshës, e jo për shkak se kanë qime në veshë. 

(Kosova Sot)