Humbni peshë në mënyrë të shëndetshme

  • 15 August 2017 - 22:52
Humbni peshë në mënyrë të shëndetshme

PEMËT ME LËVOZHGA

Këto pemë kanë shumë kalori, kështu që rekomandohen deri në 18 copë në ditë, që përbëjnë rreth 170 kalori. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i tyre mund t'ju mbajë të ngopur për kohë më të gjatë, e kështu do të konsumoni më pak kalori gjatë ditës, transemton gazeta Kosova Sot.

VAJI I KOKOSIT

Disa studime kanë zbuluar se më gëlltitje të vajit të kokosit mund të shpejtohet metabolizmi dhe të digjen 120 kalori më shumë në ditë. Ushqimin është më mirë që ta përgatitni me këtë vaj sesa ta hiqni krejtësisht vajin nga përdorimi.

AVOKADOJA

Nëse përdorni avokado në vend të gjalpit, organizmit do t'i siguroni yndyra të shëndetshme, fibra dhe vitamina. Një studim ka zbuluar se njerëzit me peshë të tepërt, që kanë ngrënë nga një gjysmë avokado për drekë janë ndier të ngopur madje edhe për pesë orë të tëra. SALMONI Ky peshk ka shumë acide yndyrore Omega-3, të cilat janë shumë të shëndetshme. Përveç tyre, përmban edhe proteina, që i ofrojnë fuqi dhe energji organizmit.

TË VERDHËT E VEZËVE

Ndryshe nga mendimi i shumë njerëzve, të verdhët e vezëve nuk e rrisin nivelin e kolesterolit, që mund të sjellë deri te problemet me zemrën. Vezët, së bashku me të verdhët, në fakt kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes, gjë që parandalon ngrënien e tepër të ushqimit. 

(Kosova Sot)