Çka kur na vjen të vjellim gjatë udhëtimit?

  • 16 August 2017 - 22:09
Çka kur na vjen të vjellim gjatë udhëtimit?

Kinetoza është sëmundje e lëvizjes, e cila paraqitet gjatë udhëtimit me automjete dhe karakterizohet me marramendje, dobësim, ndjenjë se do të vjellim dhe nevojë për të vjellë. Ka tableta kundër kësaj sëmundjeje, por ka edhe preparate natyrore që janë efikase në këtë drejtim,raporotn Gazeta Kosova Sot

Xhenxhefili - është dëshmuar se mund të jetë tejet efikas kundër kësaj sëmundjeje, pa marrë parasysh a e konsumoni si të freskët, apo të thatë. Mjafton që ta hani një copëz xhenxhefil, 1x1 centimetër, gjysmë ore para udhë- timit. Çajet natyrore - kinetozën mund ta parandaloni edhe duke konsumuar çaj, p.sh. të kamomilit, i cili i qetëson ngërçet dhe dhembjet e barkut. Edhe çaji i mendrës është efikas kundër vjelljes.

Përpos kësaj, duhet të dini se, para se të udhëtoni, nuk duhet të hani ushqime të yndyrshme, por nuk duhet as të jeni me bark të thatë, pastaj duhet t'i evitoni pijet me limon, meqë thartira e tij edhe më shumë do ta ngacmojë lukthin.

(Kosova Sot)