Ushqimet që largojnë dhjamin nga barku

  • 16 August 2017 - 22:11
Ushqimet që largojnë dhjamin nga barku

Rrënja e xhenxhefilit është njëri nga ushqimet më efikase për largimin e dhjamit nga barku. Hajeni si të freskët, qiteni në gjella, apo përdoreni në formë të çajit,raporotn Gazeta Kosova Sot 

GREJPFRUTI Nuk është sekret, se grejpfruti është njëra ndër pemët më efikase për shkrirjen e dhjamit të barkut. Një studim ka konstatuar se konsumimi i gjysmë grejpfruti para buke, ndihmon në humbjen e kileve të tepërta.

XHENXHEFILI Rrënja e xhenxhefilit është njëra ndër mëlmesat më të përdorura në botë. Ajo është ndër gjësendet më efikase ushqimore për djegien e dhjamit. Hajeni të freskët atë, për një efektivitet më të lartë. Mund ta përdorni edhe si çaj.

FASULET E BARDHA Ndoshta nuk ju besohet, por ato fasule, të cilat ndonjëherë i hamë edhe me naze, janë njëri ndër ushqimet që më me efikasitet e shkrijnë dhjamin e barkut. Ato nuk kanë shumë kalori dhe yndyra, por kanë shumë proteina dhe fibra.

GJOKSI I PULËS Nëse doni që ta shkrini dhjamin e barkut, atëherë në menynë tuaj duhet që të ketë sa më shpesh mish të bardhë të pulës. Ky lloj mishi është i pasur me proteina dhe thuajse nuk përmban fare karbohidrate dhe yndyrë. Përmban edhe vitamina dhe minerale.

KANELLA Kanella ka veti të jashtëzakonshme kur flitet për humbje në peshë. Disa herë, dhjami i barkut shkaktohet nga rezistenca ndaj insulinës. Kjo dmth se pankreasi juaj nuk është duke punuar si duhet dhe se mbeturinat nuk janë duke u larguar si duhet nga organizmi juaj. Mjafton gjysmë luge kanellë pluhur në ditë, që t'ju rregullohet niveli i glukozës në gjak.

TË BARDHËT E VEZËS Të bardhët e vezëve përdoret në shumë dieta. Ato janë burime të mrekullueshme të proteinave dhe përmbajnë pak kalori dhe yndyra, gjë që nuk mund të thuhet edhe për të kuqtë e vezëve. Por, të kuqtë e vezës përmban hekur, zink dhe vitaminat A, D, E dhe B12.