Ja 6 mënyrat natyrale për të përshpejtuar metabolizmin

  • 17 August 2017 - 21:27
Ja 6 mënyrat natyrale për të përshpejtuar metabolizmin
Image

 

ÇAJI NGA KANELLA

Çaji nga kanella përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe përbërës detoksues. E përmirësojnë metabolizmin, e lehtësojnë humbjen në peshë.

Përbërësit:

•1 lugë kanellë (5 g),

•1 gotë ujë (250 ml)

Udhëzimet:

•Kanellën e derdhni në një gotë me ujë të vluar dhe e lini për 10 minuta.

•Pas kësaj kohe e konsumoni.

 •Ta konsumoni çdo ditë në stomak të thatë.

Image

 

UJË ME MJALTË DHE LIMON

Uji i vakët me limon dhe mjaltë është pije me pak kalori, me antioksidues, që inkurajojnë eliminimin e toksinave nga trupi.

Përbërësit:

•1 gotë ujë (250 ml),

•Lëngun e gjysmë limoni,

•1 lugë mjaltë (25 g).

Udhëzimet:

•Ngrohni ujin dhe e përzieni me lëngun e limonit dhe me një lugë mjaltë.

•Ta konsumoni 30 minuta para kafjallit, çdo ditë.

Image

 

ÇAJI ME QUMËSHT GJEMBAÇI

Fuqitë detoksuese të qumështit të gjembaçit janë të hatashme në përshpejtimin e punës së metabolizmit kur tentoni të humbni në peshë. Për më shumë, nutrientet e tij largojnë helmet nga trupi dhe ndihmojnë në kontrollimin e inflamacioneve.

Përbërësit:

•1 lugë qumësht gjembaçi (10 g),

•1 gotë ujë (250 ml).

Udhëzimet:

•Qumështin e gjembaçit e shtoni në një gotë ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.

•E përzieni dhe e konsumoni dy herë në ditë.

Image

 

UJI I LAKRËS

Uji i lakrës është pije me pak kalori, e pasur me fibra dhe antioksidues. Menaxhon kolesterolin dhe akumulimin e yndyrave.

Përbërësit:

•6 fletë të lakrës,

•2 gota ujë (500 ml).

Udhëzimet:

•Së pari, ngrohni dy gotat me ujë bashkë me fletat e lakrës. Kur të vlojnë, ulni temperaturën dhe le të vlojë për 5 minuta.

•E lini derisa të arrijë temperaturën për ta konsumuar, e konsumoni 3 herë në ditë.

 •Përsëriteni së paku 3 herë në javë.

Image

 

ÇAJI ME XHENXHEFIL DHE ANANAS

 Çaji me xhenxhefil dhe ananas ka efekte të forta diuretike dhe detoksuese për trupin. Ndihmon të humbni në peshë më lehtë. Enzimat tretëse dhe antioksiduesit në ananas përmirësojnë metabolizmin.

Përbërësit:

•Një rriskë ananas,

•1 lugë xhenxhefil të bluar (5 g),

 •1 gotë ujë (250 ml).

Udhëzimet:

•Së pari, preni ananasin në rriska dhe e përzieni bashkë me xhenxhefilin e bluar në një gotë ujë të vluar.

•E lini të qëndrojë për 15 minuta dhe e konsumoni.

•Ta konsumoni çdo ditë në stomak të thatë.

Image

 

ÇAJI ME MJALTË DHE LËVORE PORTOKALLI

Lëvoret e portokallit posedojnë shumë minerale dhe vitamina. Këto ju ndihmojnë ta forconi sistemin imun dhe parandaloni sëmundjet. Pasi kanë pak kalori dhe pastrojnë trupin, ulin nivelin e helmeve dhe ju ndihmojnë të humbni në peshë.

Përbërësit:

•Lëvoret e një portokalli,

•1 gotë ujë (250 ml),

•1 lugë mjaltë (25 g).

Udhëzimet:

•Së pari, copëtoni lëvoret e portokallit dhe i shtoni në gotën me ujë të vluar.

•Lini të qëndrojnë për 15 deri 20 minuta.

•Shtoni mjaltin për të ëmbëltuar.

•E konsumoni në bark të thatë, 3 herë në javë

(Kosova Sot)